Në super formë këtë fillim sezoni, Inter përgatit rinovimin e kontratës për futbollistin që po shkëlqen me Chivu

9 Tetor 2025
20:16
Telesport
back button

Mediat italiane raportojnë se Inter ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën me Federico Dimarco. Mbrojtësi i krahut të majtë po shkëlqen këtë fillim sezoni nën drejtimin e Cristian Chivu, ku ka shënuar edhe dy gola dhe ka dhënë 3 asiste në 8 ndeshje.

Gjithashtu, Dimarco është në krye të Serie A, për krosimet e kompletuara (23), rastet e krijuara (22) dhe mundësitë e mëdha të krijuara (11). Kontrata aktuale e 27-vjeçarit skadon në vitin 2027, drejtuesit e klubit zikaltër po punojnë për të rinovuar deri në vitin 2029 ose në vitin 2030.

Për italianin pati interes të madh nga Newcastle gjatë merkatos së fundit, por me formën e treguar në këtë fillim sezoni, vështirë se Inter mund të lejojë largimin e tij, edhe pse ofertat për të nuk do mungojnë gjatë merkatos së janarit dhe asaj të verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit