Milan Skriniar nuk pendohet që u transferua te Fenerbahce në janar, dhe disa muaj më vonë, ai e konfirmoi vendimin e tij. Mbrojtësi sllovak e përsëriti këtë në një konferencë për shtyp në kampin stërvitor të ekipit kombëtar.
“Kur mbërrita atje si huazim në janar, u ndjeva shumë mirë që nga momenti i parë. Kemi një marrëdhënie fantastike me djemtë në dhomën e zhveshjes dhe me tifozët”, tha ish-mbrojtësi i PSG dhe Inter.
Më tej, Skriniar shton: “Kështu që, kur erdhi puna te transferimi im i verës, zgjedhja ime e parë ishte Fenerbahce. Jam i lumtur atje, luaj rregullisht. Tani është koha që të fitojmë trofetë e mëdhenj”.







