Sacchi “vë duart në zjarr” për Gattuso: I besoj plotësisht integritetit dhe aftësisë së tij

11 Tetor 2025
9:54
Alfred Lleshi
back button

Arrigo Sacchi shprehu besim të plotë te trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso: “Kam ndjesi pozitive, sepse i besoj Gattusos, seriozitetit të tij dhe aftësisë për të transmetuar entuziazëm në grup”.

Italia luan sonte në Tallinn kundër Estonisë, në një ndeshje vendimtare për sigurimin e vendit të dytë në grup, që siguron “play off” për Botërorin 2026. Pas saj, e pret përplasja direkte me Izraelin, ndërsa shpresa është që Norvegjia të ndalet.

Sacchi shtoi për “Gazzetta dello Sport”: “Nuk më intereson si shkojmë në Botëror, më intereson të shkojmë. Moskualifikimi për herë të tretë radhazi do të ishte një goditje e rëndë për gjithë futbollin italian. Kombëtarja është maja e ajsbergut. Nëse ajo funksionon, përfitojnë të gjithë, përfshirë edhe klubet, që shpesh s’kanë treguar shumë interes për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit