Dy lojtarët e njohur të Real Madridit të harruar plotësisht nga Xabi Alonso

11 Tetor 2025
16:42
Telesport
back button

Pavarësisht humbjes 5-2 në derbin ndaj Atletico Madrid, Real Madrid i drejtuar nga Xabi Alonso e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri.

Pjesa më e madhe e lojtarëve janë përshtatur tashmë me skemat dhe sistemin e Xabi Alonso. Megjithatë, janë dy lojtarë që nuk po gjejnë dot hapësirën dhe minutazhin e duhur në ekip.

I pari është portieri ukrainas, Andriy Lunin, i cili ka fatin e keq që Thibaut Courtois pavarësisht moshës vazhdon të mbetet ende në nivel të lartë. Në anën tjetër, Endrick po ashtu e ka shumë të vështirë të marrë minuta nga Xabi Alonso. Pavarësisht ofertave që pati nga shumë klube gjatë merkatos së verës, braziliani refuzoi të largohej, por ndoshta tani është bërë pishman…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit