Shqipëria shkruan historinë, fiton ndaj Serbisë dhe mban gjallë ëndrrën për Botërorin

11 Tetor 2025
22:46
Telesport
back button

Shqipëria ka marrë një fitore historike, të jashtëzakonshme, 0-1 në Leskovac në transfertë ndaj Serbisë. Një fitore shumë e rëndësishme në rrugën drejt Botërorit, por edhe një fitore shpirtërore për kuqezinjtë, për vetë historinë mes dy vendeve.

Minutat e para ishin të qeta për të dy ekipet dhe pa ndonjë rast konkret. Rasti i parë për kuqezinjtë do të vinte në minutën e 22-të nga një goditje dënimi e fituar nga Uzuni, Asllani kroson bukur nga e majta, Mitrovic e devijon, por u ndal nga portieri serb.

Në minutën e 26-të, Serbia rrezikon me Vlahovic, por Strakosha tregohet i vëmendshëm. Në minutën e 36-të, Serbia i afrohet sërish golit, por Mitaj largon topin në vijën fatale.

Në minutën shtesë, Asllani kroson në zonë nga goditja e dënimit, Ajeti tentont ë gjuajë, por nuk ia del, aty ishte Manaj, që me një goditje të fortë, dërgoi topin në rrjetë. Sigurisht që nuk mund të mungonte festimi me shqiponjë, që i kushtoi karton të verdhë, por rëndësi ka rezultati.

SHIKOGOLIN

Një gol “çlirimi” për sulmuesin lushnjar, pas penalltisë të humbur në “Air Albania”. Kuqezinjtë e mbyllin në avantazh pjesën e parë.

Shqipëria e nis shumë mirë pjesën e dytë, por Broja gabon në momentin final. Në minutën e 62-t, fati është në anën e Shqipërisë, pasi Vlahovic kaloi dy lojtarët e Shqipërisë dhe në fund goditi në mënyrën më të keqe të mundshme për fatin tonë tonë të mirë. Në minutën e 63-të, del Broja dhe futet Arbër Hoxha, i cili pas pesë minutash në fushë bëhet protagonist, pasi doli bukur nga e majta, mund të bënte më mirë, por u ndal në momentet e fundit.

Në minutën e 77-të, del LaQazim Laçi dhe Manaj, në vendin e tyre Bajrami dhe Daku. Në minutën e 87-të,goditja ballore e Jovic nuk përbën problem për Strakoshën. Në minutën e 89-të, Mario Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë, pas një përplasjeje me Jovic, edhe ky i fundit u ndëshkua.

Tre minuta shtesë. Strakosha bën dy pritje të sigurta brenda një minute. Në minutën e dytë shtesë, del Uzuni dhe në vendin e tij futet Enea Mihaj. Nedim Bajrami pasi vrapon më shumë se gjysmën e fushës dhe del i vetëm me portierin serb, bën më të vështirën e mundshme. Gjithsesi, nuk ka më kohë, Shqipëria fiton 0-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit