Kur shumica e futbollistëve vendosin “t’i varin këpucët në gozhdë”, rrallë kthehen. Sidoqoftë, oferta për të veshur fanellën e Barcelonës dhe qenë protagonist ishte shumë e fortë për Wojciech Szczesny, i cili shtyu “pensionimin” dhe mbrojti portën blaugrana pas lëndimit të Ter Stegen. Ky sezon po e përsërit historinë, pas dëmtimit të Joan Garcia.
Gjatë tetorit luajti 3 ndeshje kundër Real Sociedad, PSG dhe Sevilla, po përgatitet për një tjetër “El Clásico” ndaj Realit. Nëna e tij, Alicja Szczęsny, tha: “Wojciech është i rritur, nuk e detyroj kurrë. Ai di çfarë i duhet në jetë. Nëse nuk do të ishte për Barcelonën, do të kishte ndaluar përfundimisht së luajtu ri futboll. Një klubi të tillë nuk mund t’i thuash jo”.
Ajo shtoi: “Donte ta mbyllte karrierën seriozisht, por tani është i lumtur, ka fituar trofe të rinj. Edhe këtë vit luan në Champions League, ëndrra më e madhe për të, pasi gjithmonë i ka shpëtuar ky trofe”.







