Neymar, jo vetëm Napoli. Iu ofrua edhe Interit, mund të merret falas në janar

14 Tetor 2025
8:21
Alfred Lleshi
back button

Një prapaskenë interesante merkatoje përfshin Neymar Jr. dhe Serie A. Sipas Fabrizio Romano, mes prillit dhe majit të kaluar, përveç Napolit, braziliani iu ofrua edhe Interit. Megjithatë, zikaltrit e refuzuan për arsye ekonomike, edhe për shkak të gjendjes fizike të pasigurt të lojtarit.

Agjentët e Neymar e kishin paraqitur marrëveshjen si një “rast të artë”, por te zikaltrit nuk pati interes konkret, edhe pse nga ana taktike lojtari mund të përshtatej me ndryshime të mundshme të modulit në të ardhmen. Megjithatë, “çështja Neymar” mund të mos ketë përfunduar këtu.

Kontrata e tij skadon më 31 dhjetor dhe në janar ai do të jetë lojtar i lirë, i gatshëm të firmosë falas me çdo klub si ekstrakomunitar. Kjo e bën të mundshëm një rikthim të çështjes në Serie A, ndoshta jo për Interin, që ka gjetur ekuilibër me shpërthimin e Pio Esposito, por për klube të tjera që kërkojnë një yll në ofensivë. Neymar synon gjithashtu të tërheqë vëmendjen e Ancelottit në prag të Botërorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit