Rikthimi i Tyson Fury në ring nuk do të diktohet nga programi që ka Anthony Joshua. Është kjo deklarata e bëra nga promotori Frank Warren. Boksieri britanik Fury u tërhoq nga boksi në fillim të këtij viti, por ka sinjalizuar se synon të kthehet në sport në vitin 2026.
Promotori i tij, Warren, dëshiron të caktojë një datë për rikthimin e Fury. “Ai duhet ta konfirmojë dhe të ulet e të përcaktojë se kur do të ndodhë,” tha Warren për Sky Sports.
“Nëse e bëjmë këtë, atëherë do të jem i kënaqur që mund ta njoftojmë. Por ai më ka lënë të kuptohet mua se është gati dhe unë e di që shumë njerëz duan që ai të vazhdojnë. Kështu që do ta shohim”, shtoi promotori.
Fury mund ta vendosë veten në një përballje me Joshua, megjithëse mund të ketë një përballje më të lehtë më parë. “Ai mund ta bëjë këtë. Ka shumë fjalë për Joshua, që edhe ai do të ketë një sfidë të lehtë, kështu që nuk ka asnjë mënyrë që ai të rrijë duke pritur,” tha Warren.
Por Fury është kryesisht i shtyrë të kthehet nga perspektiva e një ndeshjeje të tretë me kampionin e pamposhtur të peshave të rënda Oleksandr Usyk. Warren tha: “Dueli që ai dëshiron vërtet është një tjetër përballje me Usyk. Ai e dëshiron vërtet këtë. Dhe ishin ndeshje të shkëlqyera, vërtet të ngushta, për t’u parë. Do ta shikoja përsëri”.
“Kjo është sfida që ai dëshiron. Kjo është ajo për të cilën flet gjatë gjithë kohës. Fury do të rikthehet për të lënë një impakt. Ai nuk është budalla i askujt, është një djalë shumë i zgjuar. Ai e di më mirë se ju dhe unë se çfarë i ka mbetur,” tha Warren.
“Ai është një njeri luftarak dhe nëse vendos se do të ecë përpara dhe ta bëjë, do ta bëjë. Ai nuk është një djalë budalla që kapet pas kashtës. Ai do të luftojë vetëm nëse mendon se mund ta bëjë”, përfundoi Warren.
Ndërkohë, vendimi i Usyk, nëse do të luftojë me sfiduesin e tij të radhës të detyrueshëm apo do të presë për një ndeshje trilogjie kundër Fury, do të diktojë drejtimin e divizionit të peshave të rënda.







