Presidenti i Atletico Madridit: Morata do të vazhdojë me ne. Joao Felix? Po presim Barcelonën

26 Qershor 2024
17:50
Alfred Lleshi
back button

Gjatë një eventi të mbajtur, presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo foli qartë për strategjitë e transferimeve të “Colchoneros” në funksion të sezonit të ardhshëm. Veçanërisht ai u fokusua tek Alvaro Morata, duke hedhur poshtë zërat për një rikthim të tij të mundshëm në Itali, te Juventusi, dhe për Joao Felix (i rikthyer nga një sezon në huazim te Barcelona).

Më poshtë janë deklaratat e tij, të raportuara nga “AS”: “Unë mendoj se çështja e Álvaro Morata është një çështje që nuk paraqet asnjë problem. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, është numri 9 i ekipit spanjoll. Alvaro është një lojtar i ekipit tonë.

Personalisht mendoj se do të vazhdojë të jetë një lojtar i Atlético Madridit. Situata është saktësisht e njëjtë si 15 ditë apo 3 muaj më parë. Joao Felix? Nuk e dimë cila do të jetë përgjigja e Barcelonës. Kur ta dimë këtë do të marrim vendimet që duhet të marrim”.

Morata shënoi 21 gola sezonin e kaluar dhe bëri bujë në Kampionatin Europian, duke kontribuar në fitoren 3-0 ndaj Kroacisë. Ai ishte i pari, ditët e fundit, që vuri në dyshim qëndrimin e tij tek Atletico Madridi, por kjo pasiguri u shua nga presidenti. Sa i përket Joao Felix, e ardhmja e tij me fanellën “Colchoneros” duket më e errët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit