Kroaci-Itali, akuza e Dalic: “Kjo gjë nuk mund të shihet”

25 Qershor 2024
14:35
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, nuk është kursyer në konferencë për shtyp pas barazimit 1-1 të kombëtares së tij në minutat e fundit të ndeshjes kundër Italisë, e vlefshme për Grupin B të Euro 2024.

“Ne jemi të vegjël, jemi një Federatë e vogël, por nuk mund të shihen tetë minuta kohë shtesë. Dua të falënderoj djemtë, tifozët dhe gjithë nderi në botë shkon për ta. Nuk mund të pësosh gol në minutën e 98-të, por ky është futbolli, jeta vazhdon”.

Për zëvendësimin e Modric: “Unë thjesht doja të aktivizoja dikë më të freskët sepse Luka kishte dhënë vërtet gjithçka. Ky rezultat dhemb shumë dhe do të dhemb edhe më shumë në ditët në vijim, në muajt e ardhshëm.

“Ndonjëherë fiton dhe herë të tjera humbet. Kemi ditur të festojmë fitoret dhe tani duhet të jemi në gjendje të pranojmë humbjen”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit