Telashe për Man.United, mbrojtësi dëmtohet dhe mbyll para kohe sezonin, synon Europianin

6 Maj 2024
9:33
Telesport
back button

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, ka mbyllur para kohe sezonin, pas një dëmtimi muskulor që do ta mbajë jashtë fushave për rreth tre javë. Mediat britanike konfirmojnë se sezoni ka përfunduar për 31-vjeçarin.

Maguire, i cili pësoi dëmtim në stërvitje, pritet të jetë gati për Euro 2024 dhe ka pak shanse për të luajtur të paktën në finalen e FA Cup ndaj Manchester City. Gjithsesi, kjo sfidë është në pikëpyetje për të.

Gjithsesi, lëndimi i mbrojtësit e lë United pa asnjë qendërmbrojtës të njohur, ndërkohë që sot “djajtë e kuq” do të luajnë kundër Crystal Palace. Sfida është e vlefshme për Premier League.

Në ndeshjen e fundit, Casemiro luajti në krah të Maguire në qendër të mbrojtjes, në barazimin 1-1  ndaj Burnley. Raphael Varane, Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof janë  gjithashtu të dëmtuar në mbrojtje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit