“Do të paguajmë klauzolën”, Chelsea informon dhe shtang Barcelona-n

26 Qershor 2024
11:02
Denis Hakanaj
back button

Chelsea ka informuar Barcelona-n se do të paguajë klauzolën e blerjes së Marc Guiu.

Chelsea ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin 18-vjeçar dhe eksperti i merkatos Fabrizio Romano po raporton se tani do të paguajnë klauzolën.

Chelsea ka kontaktuar Barçën për t’i informuar ata se klauzola prej 6 milionë euro do të paguhet, ndoshta këtë javë.

Guiu më pas do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me blutë dhe menjëherë do t’i shtohet skuadrës së parë të trajnerit Enzo Maresca.

Transferimi është një goditje e rëndë për Barçën, e cila kishte qenë në bisedime me Guiu për një kontratë të re, të lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit