Bayern Munich në versionin 12/12. “Ruli me avull” është rikthyer, po frikëson krejt Europën

25 Tetor 2025
6:35
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich po shkëlqen në Champions League dhe Bundesliga, duke treguar formë perfekte nën drejtimin e Vincent Kompany. Me 12 fitore në 12 ndeshje zyrtare (12/12) këtë sezon, deri tani, bavarezët po dominojnë gjithçka. Ata kanë shënuar 44 gola dhe kanë pësuar vetëm 8, duke përfshirë fitoren 4-0 ndaj Club Brugge në Champions League, të mërkurën.

Suksesi i tyre bazohet në skuadrën e organizuar dhe të fuqishme, me një Harry Kane terrorizues që ka shënuar 12 gola në 7 ndeshje kampionati dhe 4 në Champions, si dhe adaptimin e shpejtë të Luis Díaz, ardhur nga Liverpool, i cili po performon në nivel të lartë.

Kompany ka fituar tashmë titullin e Bundesligës dhe Superkupën e Gjermanisë, duke e rinovuar kontratën deri më 2029. Pra, falë punës së bërë ka marrë mbështetjen e plotë të drejtuesve të klubit. Ai është arkitekti i këtij Bayerni dominues, që po rikthehet si “rul me avull” të frikësojë Europën, i pakonkurueshëm nga askush në Bundesliga.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit