“Ishte krenaria më e madhe”, Gjimshiti: Ja çfarë na mungoi në Europian

26 Qershor 2024
14:33
Denis Hakanaj
back button

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku ka shprehur krenarinë e tij për të përfaqësuar Kombëtaren me shiritin në krah.

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë.

“Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike.

“Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar.

“Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime”, ka shkruar Kapiteni.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit