I dha fitoren duke e nisur ndeshjen nga stoli, Simeone vlerëson sulmuesin: Të gjithë janë titullarë, të gjithë jemi një ekip

10 Nëntor 2025
12:32
Telesport
back button

Atlético Madrid fitoi 3-1 kundër Levante këtë fundjavë duke u ngjitur në vendin e katërt në La Liga. Skuadra “colchoneros” është aktualisht 6 pikë pas kryesuesve të Real, një kampionat që është ende i hapur.

Protagonist për ekipin e trajnerit Diego Simeone ishte sulmuesi francez Antoine Griezmann, që realizoi dy golat e fitores në pjesën e dytë. Ai e nisi ndeshjen nga stoli, por tregoi se është ende në gjendje të bëjë diferencën.

Ideja jonë është që të gjithë jemi një skuadër. Njëmbëdhjetë lojtarë fillojnë dhe pastaj ka edhe njëmbëdhjetë të tjerë, por të gjithë jemi një skuadër. Forca e djemve është se kur hyjnë, bëjnë mirë. Të gjithë duhet të jemi të përqendruar: të gjithë jemi një skuadër”, tha Simeone.

Është e pamundur të kënaqësh një lojtar që e nis ndeshjen nga stoli. Unë isha futbollist dhe futbollistët duan të luajnë. Ata nuk duan të presin për shansin e tyre. Por kur nënshkruajnë një kontratë, ata nuk nënshkruajnë për të luajtur, ata nënshkruajnë për të qenë pjesë e ekipit”, tha Simeone

Lajme të tjera

Lajmet e fundit