Falë “Rregullit të Beckham”, Messi mund të transferohet te Galatasaray

10 Nëntor 2025
18:13
Telesport
back button

Lionel Messi mund të bëhet sërish protagonist në merkato. Ditët e fundit janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një transferim të mundshëm të Leo Messi-t te Galatasaray.

Deklarata e fundit e presidentit të klubit, Dursun Ozbek, ka rritur akoma edhe më shumë entuziasmin te tifozët e Galatasaray për ardhjen e Messi-t. “Messi? Galatasaray ka arritur në një pikë ku edhe pyetje të tilla janë të mundshme dhe kemi treguar që dimë të bëjmë transferime të mëdha”, tha Ozbek.

Me këtë deklaratë, presidenti i Galatasaray-it e bëri të qartë se klubi është në një pozicion të fortë financiar dhe mund të ëndërrojë për një nënshkrim të këtij niveli siç është ai i Leo Messi-t.

Çelësi i kësaj lëvizjeje të mundshme qëndron në “Rregullin e Beckham”, i cili lejon që lojtarët e MLS të huazohen në klube të tjera gjatë periudhës tre mujore që klubet në SHBA janë në pushim. Kjo i hap derën Messit që t’i bashkohet përkohësisht Galatasaray pa e prishur kontratën e tij me Inter Miami dhe të rikthehet në mars te klubi amerikan.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit