Vinicius është i drejtpërdrejtë dhe vendimtar, si në fushë ashtu edhe me fjalë.
Kampioni i Real Madridit ka vendosur ndeshjen kundër Paraguajit duke shënuar një dygolësh, duke ndihmuar skuadrën e Dorival Junior të fitojë 4-1 në ndeshjen e dytë të grupit të tyre dhe duke siguruar kalimin në çerekfinalet e Copa America.
Dhe pas ndeshjes, duke folur para gazetarëve, ai vlerësoi performancën e tij:
“Unë them gjithmonë se nuk luaj kurrë për veten time, por për ekipin, për Brazilin, për vendin tim dhe gjithmonë përpiqem të bëj gjërat më të mira, edhe nëse nuk është gjithmonë e mundur. Sot luajta një ndeshje të shkëlqyer, në përputhje me nivelin e lojtarit që jam.
“E di që tani mund të përmirësohem shumë për të ndihmuar Seleçaon, këtë ekip që dëshiron ta çojë Brazilin në vendin që meriton”.
Më pas, deklaratat kundër Conmebol:
“Copa América është gjithmonë e komplikuar për shkak të fushës, për shkak të gjyqtarëve që gjithmonë shkojnë kundër nesh, për shkak të mënyrës se si na trajtojnë… por ne duhet të qëndrojmë të palëkundur.
“Vetëm duke fituar mund të flasim. Dhe kur flasim, Conmebol thotë se ne flasim shumë”.