Basketbollisti gjigant 2.29 m, vetëm 14 vjeç: Ndonjëherë dua të zhdukem, do të doja të isha 1.80 m

21 Nëntor 2025
10:35
Alfred Lleshi
back button

Jeremy Gohier, adoleshenti kanadez 14‑vjeçar që ka shtuar 11 cm në një vit dhe ka arritur lartësinë 2.29 m, është bërë “viral” si “gjiganti i ri” i basketbollit. Ai krahasohet shpesh me bashkëkombasin Olivier Rioux, 19 vjeç, i cili është 2.36 m, i cili u provua te Real Madridi dhe tashmë ka debutuar në NCAA me Miami.

Gohier është ndërkohë pjesë e kombëtares së moshave të Kanadasë, por pranon se përditshmëria e tij nuk është e lehtë: “Sa herë shkoj diku, të gjithë më shikojnë. Do të doja të isha 1.80 m.

Ndonjëherë do të doja të mund të zhdukesha”. Megjithatë, shton se pavarësisht vështirësive, është i lumtur që lartësia e tij i lejon të ndjekë ëndrrën e basketbollit: “E preferoj këtë gjatësi, nëse do të thotë të luaj basketboll”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit