United kërkon të krijojë një super dyshe, nis kontaktet me yllin e Bayern-it

30 Qershor 2024
14:28
Denis Hakanaj
back button

Manchester United ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e Matthijs de Ligt për një lëvizje të mundshme, sipas raporteve.

United ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me 24-vjeçarin pasi Sir Jim Ratcliffe duket të forcojë skuadrën e Erik ten Hag për sezonin e ri.

Mbrojtja është identifikuar si një zonë e veçantë e fokusit për United, të cilët kanë parë që qendërmbrojtësi Raphael Varane të largohet këtë verë.

Sipas Dialy Mail, zyrtarët e United kanë zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e ndërkombëtarit holandez.

De Ligt u transferua te Bayern Munich për 68 milionë sterlina nga Juventusi në vitin 2022.

Por ish-lojtari i Ajax-it luajti vetëm 16 ndeshje si titullar në Bundesliga sezonin e kaluar pasi Bayern-i mbylli sezonin e parë pa trofe në 12 vjet.

De Ligt luajti nën menaxherin aktual të United Ten Hag tek Ajax, duke ndihmuar gjigantët e Amsterdamit të arrijnë në gjysmëfinalen e Champions League në 2019.

Raportet në Gjermani kanë sugjeruar se klubi i Bundesligës do të kërkonte rreth 59 milionë sterlina për ta lënë të largohej.

De Ligt nuk është emri i vetëm në listën e objektivave për mbrojtjen e United.

Drejtuesit e klubit janë ende të interesuar për nënshkrimin e yllit të Evertonit, Jarrad Branthwaite dhe kuptohet se janë të prirur që dyshja të luajë së bashku sezonin e ardhshëm.

Djajtë e Kuq paraqitën një ofertë me vlerë 35 milionë sterlina plus 8 milionë shtesë për Branthwaite në fillim të këtij muaji.

Megjithatë, Everton besohet se kërkon një shumë afër 70 milionë sterlina për 22-vjeçarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit