Barcelona mbetet me gisht në gojë, Harry Kane gati për një firmë tjetër

26 Nëntor 2025
17:12
Telesport
back button

Barcelona ka një ëndërr. Quhet Harry Kane. Problemi është se Bayern po bën gjithçka që është e mundur, që kjo ëndërr të mos realizohet.

Drejtori sportiv Max Eberl ka deklaruar publikisht se po përgatit një kontratë të re për sulmuesin anglez. “Jemi shumë të kënaqur me të. Ai e ka rritur nivelin e lojës së tij në një mënyrë të paimagjinueshme”, është shpehur Eberl.

Një tjetër lojtar që do të rinovojë është Konrad Laimer. 28-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë. Ai ka bindur fuqimisht në Mynih me polivalencën e tij në fushë. Po luan si mbrojtës i djathtë, mbrojtës i majtë dhe si mesfushor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit