E tregojnë shifrat; Mbappé mohon varësinë e dukshme të Real Madridit karshi tij

28 Nëntor 2025
11:47
Alfred Lleshi
back button

“Me gjithë respektin, nuk është një pyetje e mirë”. Kështu u përgjigj Kylian Mbappé për Miguel Ángel Toribio, kur u pyet për supozimin se Real Madridi varet nga golat e tij. Pyetja vinte pas 4 golave që ai sapo shënoi në “Georgios Karaiskakis” të Athinës. Gazetari përmendi tri ndeshjet radhazi pa gola të Mbappé dhe tri humbjet ose barazimet e Realit: humbje në Liverpool dhe barazimet në Vallecas dhe Elche.

Mesazhi i Mbappe ishte solidar: “Nëse shënoj gola, është për shkak të punës së ekipit”. Megjithatë, kjo nuk e fshin realitetin që mbi 55% të golave të Realit këtë sezon (22 nga 40 në 18 ndeshje) i ka shënuar ai vetë. Në Champions League, ai ka 9 gola nga 12 të Realit, pra 75%. Ky ritëm e tregon qartë ndikimin e jashtëzakonshëm të tij te “Los Blancos”.

Xabi Alonso u shpreh: “Në këtë ndeshje i takoi Kylian t’i shënonte golat”. Mbappé ka realizuar dy tripleta në 5 ndeshje dhe ka thyer rekordin e tij personal në Champions. Në krahasim, Cristiano Ronaldo në Madrid nuk kishte arritur kurrë 55% të golave të ekipit deri më 28 nëntor. Edhe pse Mbappé nuk e quan “varësi”, nuk ka dyshim: ky është Real Madridi i Mbappé dhe pa golat e tij asgjë nuk duket e mundur.

.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit