Kategoria e Parë: 7 gola të shënuar në Korçë, fitore shprese për Kukësin. Laçi kënaqet me një pikë

29 Nëntor 2025
16:31
Telesport
back button

Dje dhe sot janë luajtur ndeshjet për javën e 13-të në Kategorinë e Parë. Dje, Besa fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Korabit, ndërsa Skënderbeu mori fitoren e katërt rresht, pasi mundi në fund 4-3 Lushnjen.

Fitorja e korçarëve u vendos nga goli i Saleh Naser në minutën e 90+7. Në ndeshjet e luajtura sot, Kukësi mori një fitore shprese në shtëpi ndaj Burrelit. Me të njëjtin rezultati fitoi edhe Apolonia në transfertën e vështirë ndaj Luftëtarit në Gjirokastër.

Dy ndeshjet e tjera u mbyllën barazim. Në Pogradeci-Iliria, mungoi goli, ndeshja u mbyll 0-0. Në ndeshjen tjetër, Kastrioti edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë 2-0 ndaj Laçit, kurbinasit arritën të barazonin shifrat në fund.

Përsa i përket renditjes, Skënderbeu kryeson me 34 pikë, 11 pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Laçi. Pjesa tjetër e renditjes është si më poshtë:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit