Ibra dhe Lukaku nën të njëjtën çati…; a do të bashkëjetonin dot bashkë te Milani?

2 Korrik 2024
10:10
Alfred Lleshi
back button

Ka një frazë pak shqetësuese mes atyre që tha Ibra dy javë më parë në “Milanello”, duke folur për rolin e tij të ri menaxherial: “Unë jam ende i zi ose i bardhë. Vij nga shkolla e vjetër me Mino Raiola ose Galliani. Nëse gabojnë, me mua është e zezë apo e bardhë”.

Zlatan po fliste për agjentët e futbollit, por është një vetë-analizë e karakterit personal, shumë interesante. Në praktikë, suedezi e kupton se ai ende duhet të zbusë disa aspekte të karakterit të tij, tani që ka veshur një kostum të ri. Dhe pastaj pyetja bie si një meteorit: nëse Lukaku do të mbërrinte vërtet në “Milanello”, si do të ishte për Ibrahimovic? E bardhë apo e zezë?

Pra, ndoshta një nuancë e këndshme gri do të ishte e këshillueshme, sepse në fakt, kur largohesh nga fusha për të shkuar pas një tavoline, nevojitet diplomacia. Duhet të dish “ta kafshosh gjuhën”, siç i mësoi Berlusconi krahut të tij të djathtë, Gallianit.

Sigurisht që duhet gjetur një mënyrë për të bashkëjetuar, sepse është e paimagjinueshme nëse Romelu vjen vërtet te kuqezinjtë dhe të dy ndryshojnë rrugë kur kryqëzohen. Nga ana tjetër, ndër detyrat e ndryshme të super konsulentit Ibrahimovic lexojmë edhe:

“Mandati i tij do të përfshijë zhvillimin e lojtarëve dhe stërvitjen për performancë të lartë”. Pra, Zlatan duhet ta vizitojë “Milanello” gjatë gjithë javës. Do të ishte e paimagjinueshme që të dy ta përjetonin Milanin, ndërsa ishin të ndarë në “armiqësi”.

Sigurisht, megjithatë, ata do të duhet të gjejnë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet, sepse për momentin janë në zero. Pas sherrit në derbin e Kupës së Italisë në janar 2021, të dy nuk u takuan më. Ose më saktë, Milani dhe Roma i kanë kryqëzuar rrugët, por nuk ka të dhëna për ndonjë situatë të veçantë mes Ibrës, menaxherit të kuqezinjve, dhe Lukakut, sulmuesit verdhekuq.

Kështu ka mbetur historia e mëparshme, e cila arriti kulmin në atë derbi të qytetit, në janar të tri viteve më parë. Një shfaqje e pahijshme, ku nxorën më të keqen, duke u sharë edhe nga nëna, ritualet “vudu”, etiketimeve “gomar” dhe frazës “do të të qëlloj”, asnjëherë plotësisht e qartësuar. Një situatë që kishte sjellë edhe akuza për racizëm.

Shkëndija që digjen nën hirin e provokimeve të përsëritura përmes rrjeteve sociale. Nga seriali “Ka një mbret të ri në qytet…”, shkruar nga belgu pas një derbi, te “Milani nuk ka pasur kurrë një mbret, ka një Zot” si kundërpërgjigje e suedezit. Ata janë njohur që nga koha e tyre në Manchester, në anën e United (2017).

Atje gjërat filluan në mënyrën më të mirë, me Lukakun që telefonoi Zlatan për ta pyetur nëse mund të merrte numrin “9”, duke marrë një “po” shumë të mirëpritur. Më pas ndodhi sherri mes tyre në Angli, që nis nga një shaka e famshme, basti “të jap 50 paund për çdo stopim të saktë të topit”, i propozuar nga Ibra, të cilin Romelu nuk e pranoi, por pa u degjeneruar kurrë.

Hera e fundit që Ibra foli për Lukakun ishte në tetor, në Festivalin e kaluar Sportiv. “Nuk e prisja këtë qëndrim, e njoh nga Manchesteri, – tha suedezi duke iu referuar përleshjes në derbi. – Në Itali, ju gazetarët i bëni futbollistët të ndihen si diçka që nuk janë. Kështu që ndoshta ai ndihet si mbreti i Milanos dhe kampionatit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit