EURO 2024 | Franca kualifikohet me vuajtje. Chiellini tallet: “Sulmuesi i tyre, autogoli!”

1 Korrik 2024
20:17
Telesport
back button

Franca është skuadra e radhës që prek çerekfinalet e Euro 2024. Skuadra e Didier Deschamps mposhti 1-0 Belgjikën. Në një takim që u vendos nga autogoli i Jan Vertonghen 5 minuta përpara fundit. I cili devijoi gabimisht goditjen e Kolo Muani. “Gjelat” do të përballen me fituesin e çiftit Portugali-Slloveni (21:00) për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.

Giorgio Chiellini, opinionist i ESPN, ne fund te ndeshjes do te deklaronte: “Sulmuesi me i mire i Frances momentalisht eshte autogoli”. Kjo sepse Franca ka kaluar grupin me 1 autogol dhe 1 penallti, ndersa edhe sot ishte nje devijim me fat qe i dha kualifikimin.

GOLI I MUANI – VIDEO

Franca pati iniciativën pothuajse gjatë 45′ te para duke mos arritur që të shënojë gol kjo falë mbrojtjes së ngjeshur të mbrojtjes së Belgjikës. Rasti i parë në këtë pjesë të parë i takoi Belgjikës me Kevin De Bruyne, i cili në minutën e 24-të bëri një gjuajtje të rrezikshme nga goditja e dënimit e cila u prit nga Mike Maignan.

Një mundësi të mirë shënimi Franca e pati përmes Marcus Thuram i cili me kokë nuk arriti ta gjejë portën pas krosimit fantastik të Jules Kounde. Në çastet e fundit të pjesës së parë një rast e pati edhe Aurelien Tchouameni, por ylli i Real Madridit gjuajti mbi portë.

Në pjesën e dytë Franca shtoi ritmin duke rrezikuar në disa raste portën e Koen Casteels. Tchouameni në minutën e 49-të bëri një super goditje nga jashtë zonës e cila me shumë mund u prit nga portieri belg.

Belgjika ishte shumë pranë golit me anë të Kevin De Bruyne i cili në minutën e 83-të u gjend në një situatë të mirë shënimi, por Maignan reagoi për mrekulli.

Goli i fitores për Francën në këtë takim erdhi në minutën e 85-të kur pas një aksioni mirë të ndërtuar, Kolo Muani gjuan në drejtim të portës me topin që devijohet nga Jan Vertonghen për të përfunduar në rrjetë për 1-0.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit Franca e menaxhoi mirë epërsinë e krijuar për t’u kualifikuar kështu në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit