EURO 2024 | Ylli i Anglisë rrezikon skualifikim për “sjellje të pahijshme”

1 Korrik 2024
20:27
Telesport
back button

UEFA ka hapur procedimin disiplinor ndaj Jude Bellingham pas gjestit pas festimit për golin 1-1 në minutën e 95-të ndaj Sllovakisë. Lojtari anglez ka lëvizur dorën e djathtë drejt pjesëve intime si për të nënvizuar atributet e tij.

Hetimi do të duhet të hedhë dritë mbi një “shkelje të mundshme të rregullave themelore të sjelljes së mirë”. Prandaj, Bellingham rrezikon skualifikimin për çerekfinalet e Euro 2024 kundër Zvicrës, por ai gjithashtu mund të marrë një gjobë te majme.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit