Ernest Muçi po përjeton momentin më të mirë që pas transferimit në Superligën turke. Sulmuesi kuqezi ka gjetur sërish golin për Trabzonspor, në transfertën që po luan aktualisht në fushën e Goztepe.
Pjesa e parë mes dy ekipeve u mbyll në barazim pa gola. Me fillimin e pjesës së dytë, pas një aksioni të shpejtë, Ernest Muçi gjen rrjetën. Tentativa e parë e sulmuesit kuqezi ndal nga portieri vendas, por jo e dyta. SHIKOGOLIN
Ky është goli i katërt për sulmuesin kuqezi me fanellën e Trabzonspor, i cili ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit rresht, ku dhe ka dhënë një asist. Muçi është i huazuar deri në fund të sezonit te Trabzonspor, që ka të drejtën e blerjes për 10 milionë euro.







