Rabiot: E meritonim, fitorja ka një shije tjetër kur vjen me vuajtje në minutat e fundit

2 Korrik 2024
8:32
Telesport
back button

Franca arriti një kualifikim të vuajtur në çerekfinalet e Euro 2024, falë një autogoli në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Belgjikës. Pavarësisht kësaj, mesfushori francez Adrien Rabiot shprehet se kualifikimi i “gjelave” ishte mëse i merituar.

Sigurisht që jam i lumtur. Jemi të lumtur të gjithë që u kualifikuam në çerekfinale. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, kundër një ekipi të mirë belg, por ne jemi gati për çdo lloj sfide. Natyrisht kënaqësia e gola në minutat e fundit është e mrekullueshme”, tha Rabiot.

Kemi luajtur mirë, kemi shtyrë deri në fund për fitoren, kemi krijuar raste pa arritur t’i kthejmë në gol. Ne e kërkuam deri në fund fitoren, kështu që mendoj se është e merituar”, u shpreh mesfushori që nga 1 korriku është lojtar i lirë, pasi kontrata me Juventus ka përfunduar.

Në fund, Rabiot tha: “Kur fiton me një gol të tillë, të minutave të fundit, ka një çlirim emocionesh. Ne mund të kishim shënuar më herët dhe t’i shpëtonim vetes lehtësimin, por ka një ndjenjë të vërtetë kënaqësie kur fitorja vjen me vonesë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit