Ronaldo rrëfehet pas penalltisë së humbur dhe lotëve në Euro 2024: Ndjeva trishtim

2 Korrik 2024
12:04
Telesport
back button

Mbrëmja e djeshme ka qenë e vështirë për sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo. Në ndeshjen e 1/8-ave të Euro 2024 ndaj Sllovenisë, ai humbi disa raste shënimi e mbi të gjitha një penallti në kohën shtesë.

Situatë e vështirë për CR7, që në ato momente shpërtheu në lot, duke u inkurajuar nga e gjithë skuadra. “Ndjeva trishtim, por më pas gëzim në fund… Ky është futbolli”, u shpreh sot për mediat e vendit të tij Cristiano Ronaldo.

Portugalia shkoi në çerekfinale falë llotarisë së 11-metërshave, ku këtë herë ai nuk zhgënjeu, por realizoi dhe u kërkoi falje tifozëve. “Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme. Mund t’i kisha dhënë epërsinë skuadrës sime, por nuk e realizova. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, por kam bërë një gabim”, tha më tej Ronaldo.

U ndjeva i trishtuar atje, por gjëja më e rëndësishme është të kënaqem duke kaluar në raundin tjetër”, tha sulmuesi i Al Nassr.

Skuadra bëri një punë të pabesueshme dhe luftoi shumë mire. Sllovenia ishte e rreshtuar mirë në mbrojtje e mesfushë dhe ai na vuri në vështirësi. Në fund, portieri ynë bëri tri pritje të mrekullueshme”, tha Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit