Legjenda e Real Madridit dhe Portugalisë, Luis Figo, pohoi se Europiani është kompeticioni më i mirë ndërkombëtar, madje më i fortë se Kupa e Botës.
Ai beson se lojtarët më të mirë dhe kombet më të forta luajnë në Kontinentin e Vjetër, kështu që është më e vështirë të fitosh Kampionatin Europian.
Duke folur për Inside The Box të UEFA-s, Figo tha:
“Mendoj se është kompeticioni më i mirë kombëtar për sa i përket futbollit në mbarë botën.
“Gjithmonë gjen lojtarët më të mirë, kombet më të mira në Europë, kështu që është shumë konkurruese dhe shumë e vështirë të fitosh. Të luash për vendin tënd të bën gjithmonë krenar”.
Kylian Mbappe gjithashtu bëri komente të ngjashme në qershor teksa fliste me BOLA VIP:
“Europiani është i komplikuar. Për mua, më e komplikuar se një Botëror. Edhe nëse ka më shumë presion në Kupën e Botës. Të gjitha skuadrat e njohin njëra-tjetrën, ne luajmë kundër njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.
“Taktikisht, është një futboll shumë i ngjashëm. Avantazhi që ne europianët kemi është se luajmë gjithmonë mes nesh, në ndeshje të nivelit të lartë si Nations League”.