Diogo Costa si Toldo, por legjenda mbetet Duckadam

2 Korrik 2024
16:23
Denis Hakanaj
back button

Kishte një arsye pse Rui Patricio, portieri i Romës dhe siguria e Portugalisë, duhej t’i hapte rrugë atij disa vite më parë.

Në ndeshjen e 1/8-ave të Euro 2024 kundër Sllovenisë, Diogo Costa i tregoi Europës pse tani është bërë një nga portierët më të mirë përreth.

Porto po shijon operacionin e radhës fitimprurës: pa mbushur akoma 25 vjeç, Costa me siguri do të gjejë një klub të gatshëm të investojë shuma të konsiderueshme për ta marrë.

Disa mbrëmje ndodhin rrallë, pothuajse kurrë. Gjithsesi, ajo e Frankfurtit është e destinuar të mbetet në histori, sepse asnjë portier nuk kishte pritur tre penallti nga tre penallti në ‘lotarinë’ e fundit të një kampionati europian.

Diogo Costa, i cili tashmë i kishte bllokuar rrugën Sesko në kohën shtesë duke mbrojtur barazimin 0-0, arriti një sukses të ngjashëm me atë të italianit Francesco Toldo në gjysmëfinalen e Euro 2000 kundër Holandës.

Megjithatë, Toldo priti një gjatë nëntëdhjetë minutave – plus një të humbur nga Patrick Kluivert – dhe dy të tjera në fund, ndërsa Totti mposhti Van der Sar me “cucchiaio”-n e famshëm.

Diogo Costa, megjithatë, nuk arriti rekordin absolut, sepse shokët e tij të Portugalisë ishin aq të saktë sa nuk i lejuan Sllovenisë tentativën e katërt.

Kështu rekordi i Helmut Duckadam, portierit rumun të Steaua-s, i cili priti katër penallti nga katër kundër Barcelona-s në finalen e ish-Kupës së Kampionëve të 1986-ës, mbetet i pamposhtur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit