E kërkon Barcelona, Bastoni vulos gjithçka me përgjigjen e tij

18 Dhjetor 2025
18:33
Telesport
back button

Kohët e fundit është përfolur shumë për një interesim të shtuar të Barcelonës ndaj Alessandro Bastoni. Katalanasit e shohin italianin si profilin e duhur për të mushur boshllëkun e lënë nga largimi i Inigo Martinez verën e kaluar.

Ndërkohë, Fabrizio Romano ka prerë shpresat e tifozëve katalanas për një transferim të mundshëm të Bastonit, duke treguar se mbrojtësi 26-vjeçar nuk ka ndërmend të largohet nga Interi.

“Jam i lumtur këtu tek Inter dhe nuk kam asnjë problem. As nuk i kushtoj vëmendje lajmeve të fundit”, mësohet të ketë thënë Bastoni, sipas asaj që raporton Romano, duke i mbyllur derën njëherë e mirë zërave për një largim drejt Barcelonës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit