Probleme për Barçën dhe Arsenal-in, PSG futet në garë për yllin e Bayern-it

4 Korrik 2024
15:53
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain thuhet se i është bashkuar Barcelona-s dhe Arsenal-it në garën për të nënshkruar yllin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

Ndjekja e tyre për Joao Neves duket e vështirë dhe francezët e kanë zhvendosur fokusin e tyre te gjermani.

Parisienët kanë si objektivin e tyre të parë mesfushorin portugez Joao Neves. Megjithatë, sipas Correio de Manha, Benfica ka refuzuar një ofertë prej 70 milionë eurosh nga parisienët.

Ata duan një shumë prej rreth 100 milionë euro, me Manchester United gjithashtu të interesuar.

Prandaj, PSG tani ka zhvendosur vëmendjen e tyre te Kimmich.

Kontrata e gjermanit me Bayern Munich do të skadojë verën e ardhshme dhe ai nuk ka nënshkruar ende një rinovim.

Për më tepër, me bavarezët të vendosur për të nënshkruar me Joao Palhinha, duket e mundshme që Kimmich të largohet këtë verë.

Sipas Metro, Barcelona dhe Arsenali janë gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e mesfushorit 29-vjeçar, i cili mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg është 50 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit