Milani, nisur nga vështirësitë për Zirkzee, ka kthyer sytë nga Alvaro Morata. Sulmuesi spanjoll i Atletico Madridit ka kërcyer në krye të listës së klubit kuqezi për të forcuar repartin e sulmit.
Objektivi i parë i sulmit është tani kapiteni i Spanjës. Për të arritur te qendërsulmuesi i Atletico Madrid, i cili ka një klauzolë lirimi prej 13 milionë, kuqezinjtë duket se janë të gatshëm ta kënaqin atë për sa i përket pagës.
Tani vendimi i takon lojtarit, i cili është shumë i lidhur me ambientin e Colchoneros. Morata gjithashtu do të ishte i gatshëm të ulte pak pagën e tij.
Megjithatë, në planet e Milan-it nuk është vetëm Morata.
Sipas asaj që raportohet nga La Gazzetta dello Sport, emri i ri për mbrojtjen e sezonit të ardhshëm është Pavlovic i Salzburgu-t, i cili tashmë ka qenë i lidhur me kuqezinjtë në të kaluarën.
Qendërmbrojtësi, për të cilin interesohet edhe Napoli i Antonio Contes, ka një vlerësim prej 25-30 milionë euro, por kuqezinjtë mund të shfrytëzojnë marrëdhëniet t shkëlqyera me klubin austriak me të cilin përfunduan operacionin Okafor një vit më parë.