Mbrëmjen e së enjtes, Arsenal-i i dërgoi Bologna-s ofertën zyrtare për Riccardo Calafiori.
Sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, Topçinjtë do të kishin vënë në tavolinë rreth 55 milionë euro, duke i bindur kështu kuqeblutë të thonë po.
Pas eliminimit të Italisë nga Europiani, negociatat u përshpejtuan ndjeshëm dhe anglezët dogjën një tjetër klub të Premier League si Chelsea, i cili ishte shumë aktiv në ish-Basel.
Në Angli flitet për një kontratë 4-vjeçare deri në vitin 2028 me një pagë rreth 4 milionë euro në vit.