Carrick sërish në shtëpi: E di se çfarë na duhet për ta rikthyer Manchester United në elitë

14 Janar 2026
8:57
Telesport
back button

Michael Carrick shprehu entuziazmin e tij për rikthimin te Manchester United si trajner i ekipit të parë. “Është një nder të kem përgjegjësinë e drejtimit të këtij klubi të jashtëzakonshëm”, tha Carrick.

E di se çfarë duhet për të pasur sukses këtu dhe fokusi im tani është të ndihmoj lojtarët të arrijnë standardet që presim. Kam punuar me shumë prej tyre dhe i kam ndjekur nga afër gjatë viteve të fundit”, shtoi legjenda e United.

Besoj plotësisht në talentin e tyre, përkushtimin e tyre dhe aftësinë e tyre për të pasur sukses këtu“, tha Carrick, që në 464 ndeshje zyrtare si lojtar me “djajtë e kuq” ka shënuar 24 gola.

Carrick theksoi rëndësinë e të qëndruarit të përqendruar në të tashmen: “Ka ende shumë për të arritur këtë sezon. Jemi gati t’i bashkojmë të gjithë dhe t’u japim tifozëve tanë performancat që meritojnë për besnikërinë e tyre të jashtëzakonshme.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit