Douglas Costa rikthehet në Itali dhe i habit të gjithë me ekipin e ri

15 Janar 2026
18:46
Telesport
back button

Ftesa për brazilianin ka qenë direkt nga Pietro Lateraza, president i Chievo dhe Al-Ittifaq në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili dëshiron ta sjellë brazilianin brenda janarit tek ekipi i tij.

Pavarësisht se bën pjesë në Serie D momentalisht, Chievo është një ekip me histori në Itali. Pas falimentimit në vitin 2021, Chievo është ende në fazë riformimi dhe synon që vitin e ardhshëm të luajë në Serie A. Aktualisht, Chievo renditet në vendin e tretë ne grupin B në Serie D.

Ardhja e një lojtari me eksperiencë të madhe si Fouglas Costa, i cili më parë ka luajtur me ekipe gjigante si Bayern Munich dhe Juventus, do të jetë një shtysë e madhe jo vetëm për Chievo-n, por për gjithë Serie D.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit