“Maroku është përmirësuar shumë në vitet e fundit. Vetë futbolli ka ndryshuar. Ata kanë lojtarë shumë të rëndësishëm, ndaj do të jetë një ndeshje e vështirë, por Brazili është gati. Nuk jam këtu për të qenë lojtari më i mirë, ne jemi këtu për ta rikthyer Brazilin në vendin që meriton”, – deklaroi Vinicius Junior gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Marokun.
“Botërori është ndryshe nga të gjitha kompeticionet e tjera. Shpresojmë të bëjmë më mirë sesa rezultati që arritëm në edicionin e fundit”, – shtoi ai, duke uruar që “të gjithë të kenë mundësinë të vijnë këtu për të bërë tifo, sepse futbolli është i të gjithëve”.
Vinicius Jr shmangu pyetjet lidhur me rinovimin e kontratës së tij me Real Madridin: “Jam këtu me kombëtaren. Për gjithçka që ka të bëjë me Real Madridin do të flasim më vonë”.







