Brazili e “bën sefte” ndaj Marokut, flet Ancelotti: Do të japim maksimumin për tifozët tanë

13 Qershor 2026
7:48
Alfred Lleshi
back button

“Për Brazilin është diçka e re të ketë një trajner të huaj. Puna që kemi bërë dhe po bëjmë na vendos në një pozicion për të qenë konkurrues në këtë Botëror. Jemi gati për ta zhvilluar këtë turne”, – deklaroi trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti.

“Kur të zbresim në fushë të shtunën në mbrëmje do të jemi të përqendruar. Maroku është një skuadër shumë e mirë dhe kam shumë respekt për ta. Ne do të japim maksimumin për publikun tonë”, – shtoi ai.

Ancelotti e cilësoi Botërorin në stolin e Brazilit si “një përvojë të re”, duke theksuar: “Është diçka e re për mua. Sjell me vete shumë përgjegjësi, por është një nder të përfaqësosh vendin e futbollit ‘par excellence’. Dua ta shijoj këtë moment”.

Trajneri italian nënvizoi gjithashtu se “ndihem shumë mirë në rolin tim”, teksa përgatitet të udhëheqë Brazilin në aventurën e tij të parë botërore në krye të “Seleçaos”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit