Alarm te SHBA për gjendjen e Pulisic, nuk luajti dot pjesën e dytë për shkak dëmtimi

13 Qershor 2026
7:42
Alfred Lleshi
back button

Alarm te SHBA për gjendjen e Christian Pulisic. Sulmuesi anësor i Milanit, një nga protagonistët kryesorë në debutimin e SHBA-ve në Botërorin 2026, u zëvendësua në minutën e 45-të të ndeshjes ndaj Paraguajit për shkak të një problemi në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe e ndoqi pjesën e dytë nga stoli.

Megjithatë, ka optimizëm për gjendjen e tij. Zëvendësimi u bë vetëm si masë paraprake dhe ai pritet të jetë i gatshëm për sfidën e dytë ndaj Australisë të premten. “Nuk deshëm të merrnim asnjë rrezik”, – konfirmoi trajneri Mauricio Pochettino.

Usa-Paraguay Mondiali 2026

SHBA e nisën në mënyrën më të mirë rrugëtimin e tyre në Botërorin 2026, duke mposhtur Paraguajin 4-1 në Los Angelos, në ndeshjen e parë të Grupit D. Pulisic kontribuoi në autogolin e Damián Bobadillas në minutën e 7-të dhe dha asist për golin e Folarin Balogun në minutën e 31-të.

Balogun realizoi sërish në shtesën e pjesës së parë për 3-0. Në pjesën e dytë Mauricio shënoi golin e nderit për Paraguajin në minutën e 73-të, ndërsa Giovanni Reyna vulosi fitoren 4-1 në minutën e 98-të me një goditje të bukur nga jashtë zonës.

Pulisic qetëson tifozët e Milan: Do të qëndroj, ekipi do të rikthehet aty ku meriton të jetë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit