Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann, i ka bërë komplimente skuadrës spanjolle.
Pasi e quajti La Rojan “të vogël dhe të papërvojë” para çerekfinales së Euro 2024, Lehmann pranoi se kishte gabuar në gjykimin e tij.
Ai ka postuar në rrjetet sociale: “Urime skuadrës spanjolle, sot jeni bërë luftëtarë të pjekur, edhe pse me pak fat, që vuajtët dhe luftuat.
“Ju uroj gjithë të mirat për turneun. Parashikimi im ishte i gabuar!”.
Ndërkohë, pas humbjes së Gjermanisë, Lehmann sulmoi lojtarin e Bayer Leverkusen, Robert Andrich dhe flokët e tij rozë.
“A ke ndonjë problem personaliteti që e bën të dalë kështu? Si shok skuadre, kjo do të më dukej shumë e çuditshme dhe nuk mendoj se as trajneri i kombëtares do të ishte i lumtur”, tha Lehmann për Welt TV.
“Në fillim kishte flokë biondë, tani flokë rozë. Çfarë dëshiron të na tregojë me këtë? Në ditët e sotme duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Ndoshta ndihet si femër.
“Duhet të jesh shumë tolerant, por shpresoj që UEFA të ndalojë ngjyrat e flokëve si ato të Andrich, sepse mund të shkaktojë konfuzion mes rivalëve”.