Zbulohet arsyeja e festimit të Merinos: del një video e pabesueshme e 33 viteve më parë

7 Korrik 2024
9:00
Denis Hakanaj
back button

Gjermani-Spanjë, ndeshja e shumëpritur në çerekfinalet e Kampionatit Europian, e fituar nga Furitë e Kuqe në fundin e kohës shtesë, ishte një luhatje emocionesh që në fund la me një shije të hidhur në gojë gjermanë

Kur dukej e pashmangshme që ndeshja të përfundonte me penallti, Mikel Merino bëri që gëzimi iberik të shpërthejë duke shënuar me kokë në krosimin e Dani Olmo-s në minutën e 119-të.

Festimi i mëpasshëm nga mesfushori 28-vjeçar i Real Sociedad ishte shumë i veçantë dhe jo i improvizuar: kishte një arsye pothuajse të pabesueshme pas saj.

Shumë vite më parë – 33 në fakt – në të njëjtin stadium në Shtutgart, dikush tjetër kishte bërë pikërisht të njëjtën gjë për të festuar një gol shumë të rëndësishëm: babai i Mikel Merino, Miguel.

Ishte nëntor i vitit 1991, atëherë 25-vjeçari Miguel Merino shënoi për skuadrën spanjolle Osasuna gjatë ndeshjes së kthimit të raundit të dytë të Kupës UEFA kundër Stuttgartit në Stuttgart Arena dhe festoi tamam siç do të bënte djali i tij pas një çerek shekulli.

Edhe atëherë ishte një gol i rëndë: pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë në Pamplona, ​​Merino me shokë fituan 3-2 në Gjermani, duke u kualifikuar në raundin e tretë, ku megjithatë më pas do të eliminoheshin nga Ajax.

Por ngjashmëritë nuk mbarojnë me kaq: të dy golat u raportuan në televizionin spanjoll nga i njëjti komentues, Juan Carlos Rivero. Pas 33 vitesh historia përsëritet në tokën gjermane.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit