Anglia ka mundur Zvicrën me penallti dhe ka kaluar në fazën gjysmëfinale të Euro 2024.
Një humbje e hidhur për Xhakën dhe Sahqirin, duke parë se Zvicra luajti më mirë se anglezët për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Ndeshje që u zhbllokuar në minutën e 75-të me Embolo, ndërsa Anglia barazoi pesë minuta më vonë me Saka.
Në lotarinë e penalltive ishte vendimtare pritja e Pickford ndaj Akanji-t.
Tre Luanët do të përballen në finale me fituesen e Holandë-Turqi.