“Nuk donte ta gjuante penalltinë”, Alexander-Arnold nxjerr zbuluar yllin e Anglisë (Video)

7 Korrik 2024
13:00
Denis Hakanaj
back button

Trent Alexander-Arnold shënoi penalltinë vendimtare në ndeshjen Angli-Zvicër, e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024.

Mbrojtësi i Liverpool-it, duke folur me familjen e tij pas ndeshjes, tha se një nga shokët e kombëtares nuk donte të ekzekutonte një penallti. Në rrjetet sociale e kanë idenë se për kë e kishte fjalën.

Duke parë njëmbëdhjetë lojtarët në fushë në momentin e penalltive, emrat e përmendur fillimisht nga shumica ishin ata të Eze, i cili dha një kontribut të madh në lojën e Tre Luanëve, dhe Luke Shaw.

Por shumë përmendën emrat e Harry Kane dhe Phil Foden, të cilët u larguan në shtesën e dytë. I pari ishte i rraskapitur, dhe është kapiteni dhe specialisti i penalltive për anglezët. Për këtë arsye emri i tij u hoq nga lista e dyshimeve.

Dhe shumica e tifozëve që i dëgjuan këto fjalë u përqendruan te Foden, i ‘dënuar’ nga populli i internetit si ai që donte të shmangte penalltitë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit