Toney dhe penalltia e pabesueshme: “Nuk jam i çmendur…”

7 Korrik 2024
12:46
Denis Hakanaj
back button

Mënyra e çuditshme e me të cilën Ivan Toney ekzekutoi penalltinë kundër Zvicrës u bë menjëherë virale në internet, duke shkaktuar komente nga tifozët.

Nisur nga efektiviteti, i vetmi që pagoi pasojat ishte Sommer, i cili nuk e fitoi duelin me sulmuesin e Anglisë.

Sulmuesi i Brentfordit, i cili kohët e fundit u bë kryefjalë për rastin e basteve që e përfshiu atë në vitin 2023, shënoi penalltinë e tij kundër Zvicrës së Yakin, duke mos ia ndarë sytë Yann Sommer-it.

Një lloj ekzekutimi “no look”, sa i pazakontë aq edhe efektiv, në një situatë aq të tensionuar. Sytë te portieri dhe jo te topi. Toney, pas ndeshjes tha:

“Presion? Nuk do të thoja kështu. Unë gjithmonë kam rutinën time, thjesht jam i fokusuar dhe bëj atë që bëj gjithmonë: marr kohën time dhe shënoj.

“Unë kurrë nuk e shikoj topin. Është thjesht rutina ime. Disa mund ta konsiderojnë atë të çmendur, por është rutina ime dhe unë do ta ndjek. Ajo funksionoi dhe mund të funksionojë kur të jetë e nevojshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit