Inter mendon për sezonin e ardhshëm, në verë vjen kampioni i botës

21 Janar 2026
11:03
Telesport
back button

Hezitimi i Sommer në ndeshjen e djeshme kundër Arsenal, jo i pari këtë sezon, dhe kontrata e tij që skadon në vitin 2026 e kanë bindur Inter të përshpejtojë të ardhmen e portierit titullar për sezonin e ardhshëm.

Emri në krye të listës është Emiliano “Dibu” Martinez. Sipas “Corriere della Sera”, skuadra zikaltër ka filluar tashmë diskutimet fillestare në lidhje me kampionin argjentinas të botës.

Pavarësisht dy çmimeve të fituara duket se aventura e tij tek Aston Villa po i afrohet fundit. Marrëveshja mbetet komplekse: pengesa kryesore është paga e tij e lartë e perceptuar në Premier League, gjë që do të kërkonte një sakrificë nga lojtari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit