Ibrahimovic “përjashton” nga Milani Ballo-Touré dhe Origi, “shenjtëron” Theo Hernandez

8 Korrik 2024
12:19
Alfred Lleshi
back button

Divock Origi dhe Fodé Ballo-Touré nuk janë pjesë e projektit të Milanit. Menaxheri i klubit kuqezi, Zlatan Ibrahimovic, e bëri të ditur këtë në konferencën për shtyp të prezantimit të trajnerit të ri, Paulo Fonseca: “Origi dhe Ballo-Touré janë thirrur, por ata do të luajnë për ‘Milan Futuro’ sepse nuk janë pjesë e projektit të skuadrës së parë”.

Histori krejt ndryshe për Theo Hernandez: “Ai është lojtar i Milanit, ndihemi me fat që tre prej lojtarëve tanë janë në gjysmëfinale të Kampionatit Europian. E dimë që është shumë i lumtur këtu, se familja e tij ndihet mirë në Milano. Tani me Fonseca do të ketë më shumë hapësirë ​​për të luajtur si të dojë. Loja do të jetë e ndërtuar edhe për të, nuk jam i shqetësuar”.

Për Hernandez, trajneri Fonseca shtoi: “Theo është shumë i rëndësishëm. Ai është shumë i fortë në sulm, kështu që ndoshta nuk mund të marr një lojtar si Theo në të djathtë. Ndoshta do të luajmë me një mbrojtës të djathtë të bllokuar ose me një tjetër përpara, varet nga strategjia e secilit lojtar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit