“E hodhëm garën në kosh me duart tona, u bënë 3-4 raste radhazi që po dështoj”

8 Korrik 2024
13:15
Telesport
back button

Që pas triumfit në garën e Montekarlo, në shtëpinë e tij, botërori i Formula 1 për pilotin monogask të Ferrari, Charles Leclerc, ka qenë një makth. Rezultate katastrofike në garat e fundit, që s’kanë aspak lidhje me këtë markë e këtë pilot.

Kështu ndodhi edhe të dielën në pistën e Silverstone, me pilotin e “kokëkuqes” që e nis nga vend ii 11-të dhe e përfiundoi garën në vendin e 14-të. “Ka qenë një makth për tre ose katër gara tani. Duhet të dalim nga kjo situatë”, tha Leclerc.

Duke iu rikthyer garës së fundit në Angli, ai sqaron: “Me skuadrën nuk arritëm kohën e ndalimit në pit-stop. Edhe strategjia agresive nuk funksionoi dhe më duhej të kthehesha sërish për gomat”.

E hodhëm garën në kosh me duart tona. Ndoshta mund të kishim marrë vendime më të mira. Jam shumë i zhgënjyer, pasi u bë shumë kohë që po zgjat kjo situatë. Jam i zhgënjyer”, u shpreh Charles Leclerc, që është larg rezultateve të tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit