Kategoria e Parë: Skënderbeu dhe Pogradeci ngecin në transfertë, Laçi me fitore të rëndësishme

7 Shkurt 2026
16:47
Telesport
back button

Janë luajtur sot 4 nga 6 ndeshjet e javës së 21-të në Kategorinë e Parë. Skënderbeu kryesues ëhstë ndalur në një barazim pa gola në transfertën ndaj Korabit në Peshkopi.

Laçi i vendit të dytë mori një fitore shumë të rëndësishme 0-1 në transfertën ndaj Lushnjes. Vendimtar për kurbinasit ishte goli i Olsi Myrta në minutën e 15-të. Pas kësaj fitoreje, Laçi ngushton diferencën me Skënderbeun kryesues në vetëm 3 pikë, ndërsa diferenca me vendin e tretë, Pogradecin, tani është 5 pikë.

Liqenorët u ndalën në një barazim 2-2 në transfertën ndaj Apolonisë. Kapiteni Vangjel Zguro barazoi shifrat 2-2 nga pika e bardhë e penalltisë, në kohën shtesë.

Në ndeshjen e fundit për sot, Kastrioti fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Kukësit. Nesër luhen dy ndeshjet e fundit për këtë javë: Burreli-Iliria dhe Besa-Luftëtari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit