Pas përfundimit të Australian Open 10 ditë më parë, renditja e tenistëve nuk ka pësuar ndryshime të mëdha.
Spanjolli Carlos Alcaraz konfirmohet në vendin e parë, tashmë i shkëputur mbi 2500 pikë karshi italianit Jannik Sinner, që qëndron në vendin e dytë. Dalja në finale ka ngjitur në vendin e tretë serbin Novak Djokovic.
Gjithsesi, serbi dhe ata që e ndjekin nga pas janë shumë të shkëputur nga dy të parët, që garojnë mes tyre për dy vendet e para në renditje.
Te femrat, bjellorusja Aryna Sabalenka qëndron në vendin e parë edhe pse humbi në finale. Ajo është e shkëputur mbi 3000 pikë nga ndjekësja më e afërt, polakja Iga Swiatek.
Në vendin e tretë ngjitet fituesja e grand slam-it australian, kazakja Elena Rybakina. Në “top-5” edhe dy amerikanet Amanda Anisimova e Coco Gauff.
Renditja-Meshkuj, “top-5”
1.Carlos Alcaraz, 13.150 pikë
2.Jannik Sinner, 10.300 pikë
3.Novak Djokovic, 5.280 pikë
4.Alexander Zverev, 4.605 pikë
5.Lorenzo Musetti, 4.405 pikë
Renditja-Femra, “top-5”
1.Aryna Sabalenka, 10.990 pikë
2.Iga Swiatek, 7.978 pikë
3.Elena Rybakina, 7.523 pikë
4.Amanda Anisimova, 6.680 pikë
5.Coco Gauff, 6.423 pikë






