Eventi ndërkombëtar i mundjes Ranking Series “Muhamet Malo” në datat 25 shkurt-1 mars në Tiranë

11 Shkurt 2026
9:46
Telesport
back button

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata Shqiptare e Mundjes ka njoftuar së ma datat 25 shkurt-1 mars, do të organizohet në Tiranë eventi i madh ndërkombëtar i mundjes Ranking Series “Muhamet Malo”.

Ky është një nga turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë, që tashmë është kthyer në një traditë për Federatën Shqiptare të Mundjes. Ai i dedikohet një prej personaliteteve të këtij sporti, Muhamet Malo.

I ndarë nga jeta në vitin 2017, Muhamet Malo ka qenë një ikonë e sportit të mundjes, ish-sportist dhe president i kësaj Federate. Prej vitesh, në Shqipëria organizohet një turne në nderim të tij që njihet edhe nga ndërkombëtarët.

Ky event është një tjetër dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe vizionit tonë për të sjellë në Shqipëri gara të nivelit të lartë dhe për ta pozicionuar vendin tonë denjësisht në arenën ndërkombëtare të sportit të mundjes”, thuhet në deklaratën e FSHM-së.

Një vit më parë, rreth 700 sportistë nga e gjithë bota morën pjesë në këtë turne, që po bëhet gjithnjë e më i dashur e popullor. Mjaft kampionë pritet të duelojnë në tapet edhe në këtë edicion të radhës (zhvillohet në sallën “Feti Borova”).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit